Inspektorët e shëndetit publik në qytetin e Lushnjës janë dorëzuar përpara vendosmërisë se qytetarëve për të pirë duhan edhe aty ku nuk lejohet.

Penalizmi i disa subjekteve ka lënë të pashqetësuar edhe pronarët e lokaleve të cilët pranojnë të paguajnë një gjobe, përballë fitimit që u sjell moszbatimi i ligjit.

Aq pimë sa i luajmë fenë, kush nuk na ndalon neve, s’na ndalon njeri.”

“ Ikin të gjithë klientët dhe nuk pranojnë që të mos pinë kafe shoqëruar me duhan.”

“Parulla ne nuk vëmë nëpër tavolina, kurse ata kur çojmë kafenë e ndezin cigaren. Në fund fare e fusin në fund të filxhanit dhe ma sjellin mua atje. Kështu që unë s’kam çfarë t’ju bëj atyre.”

Për inspektoret e shëndetësisë zgjidhja e vetme në këtë situatë është ndihma që mund të ofrojnë policia bashkiake dhe ajo e rendit publik.

“Duhet një bashkëpunim më i mirë midis nesh, shëndetësisë, Policisë Tatimore dhe policisë. Edhe në Durrës një nga qytetet më të mëdha në vend, tymi i duhanit dallohet lehtë në brendësi të lokaleve e bareve.

“Është pjesa e veçantë në çdo lokal që mundesh me ndez një cigare kur të osh kafen, ai që e pinë duhanin. Po këtu lokalet akoma se kanë atë standard.”

“E mira është të zbatohet. Ka diçka mirë ai që e pi, po un që se pi.”

Përgjigjen më të mirë pse ky ligj nuk gjen zbatim dhe ndoshta është i parakohshëm e jep ky i moshuar.

Gazetarja: “Juve pse e pini?”
“Më pihet.”

Ajo që vlen të themi është se nëse  kjo logjike nuk trashëgohet puna me brezat e rinj do të jetë edhe më e lehtë./tvklan.alGazetare Anila Sefa/ Enkelejda Arapi