Rama: Pjesë e buqetës turistike gjatë dimrit në Korçë
Fshati turistik i Dardhës, që ndodhet vetëm 18 km larg Korçës, mbetet një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë sezonit të dimrit. Pista e skive sidomos gjatë fundjavave kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga pista e skive në Dardhë e mbushur me turistë.
Kreu i qeverisë nënvizon se pista e skive në Dardhë është pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë.
Klan News