Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar
Një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje në Tropojë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në një lokal në qytetin e Bajram Currit. I plagosuri nga kjo ngjarje ka mbetur një 33-vjeçar me iniciale A. H. Ai ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Sa i përket autorit, policia thotë se ai është një 24-vjeçar me iniciale G. V. i cili është shpallur në kërkim. Shkak për këtë ngjarje dyshohet se u bënë motive të dobëta.
“Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H. Në hyrje-daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje”, thotë policia në njoftimin e saj për mediat./tvklan.al