Një djalë 20-vjeçar raportohet të ketë mbetur i plagosur me thikë paraditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Burime paraprake për gazetarin Besar Bajraktaraj bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Qytetit Studenti”, në rrethana dhe për shkaqe momentalisht të panjohura.
Sherri ka ndodhur në ambientet e jashtme të një Fast Food-i, aty ku siç shihet edhe në pamjet që përcjell gazetari ka shenja të dukshme gjaku. 20-vjeçari mësohet se ka marrë disa plagë në trup dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sa i përket autorit të dyshuar, policia thotë se ai është një 19-vjeçar.
“Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, tha policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat./tvklan.al