17-vjeçari i cili plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran të Fierit, u arrestua nga Policia. Ai është vënë nën hetim për akuzën e vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë, teksa hetimet treguan se shkak për ngjarjen u bë dyshimi i të plagosurit se autori shpërndante në rrjete sociale foto të tij.

Gjyshja e autorit, tashmë i arrestuar, e prekur për ngjarjen, tregoi për mediat se 17-vjeçari ka pasur probleme të shëndetit mendor. “Ishte 6 vjeç atëherë e deri sot, e vizituam, i dhamë kokrra.”

Babai i djalit të arrestuar mësohet që të ketë shkuar në spital këtë të shtunë për të kërkuar falje familjarëve të adoleshentit që mbeti i plagosur. Ngjarja e rëndë u regjistrua në 13 dhjetor dhe vjen pak javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes me thikë të një 14-vjeçari nga një bashkëmoshatar në Tiranë.

Tv Klan