Gjykata e Fierit vendosi sot të lërë në “arrest në burg” 17-vjeçarin që dy ditë më parë plagosi me thikë një bashkëmoshatarin e tij në një shkollë të mesme në Cakran. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe ndaj tij rëndon akuza “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
17-vjeçari nuk ka folur para gjykatës duke deklaruar se nuk është në gjendje.
Gjykata vendosi që i mituri të kurohet në spitalin e burgut pas pretendimeve se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shkak për ngjarjen u bë një konflikt mes tyre i nisur në aplikacionin Spnapchat.
Tv Klan