54-vjeçari V.Lame është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Kamenicë të Korçës. Ai ishte larguar nga banesa që me datë 28 Janar.
Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se 54-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai mund të jetë vetëmbytur në rezervuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e rastit.
Njoftimi i Policisë: Në lidhje me njoftimin e dhënë më datën 28.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit V. L., 54 vjeç, banues në Kamenicë, i cili edhe pas kërkimeve nga familjarët dhe Policia nuk u gjet ju informojmë se:
Ditën e sotme Polumbarët e Reneas, kanë kryer kërkime në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit V.L, nga rezervuari i fshatit Kamenicë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në rezervuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al