Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:27 në lagjen “15 Tetori” të Vlorës.
Dyshohet se për motive të dobëta, 51-vjeçari me iniciale A.R. (person me precedent penal) ka plagosur me thikë 41-vjeçarin me iniciale Xh.K., banues në lagjen “24 Maji” dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
41-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rënduar shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al