José Castelo Branco, një influencer mode, është arrestuar në Portugali pasi akuzohet për sulm ndaj gruas së tij 95-vjeçare, trashëgimtares së diamanteve Betty Grafstein.
61-vjeçari thotë se kjo nuk është e vërtetë.
Një nga arsyet që çifti është përfolur gjithnjë është fakti që ndajnë të njëjtën gardërobë.
Castelo Branco u bë i famshëm në vitin 2008 me albumin “Oui, C’est Moi” dhe pjesëmarrjen në ‘reality show’ të ndryshëm. Ai identifikohet si mashkull por shpesh mendohet se është grua për shkak të veshjeve dhe grimit që përdor. Një arsye tjetër është fakti që kanë 34 vite diferencë.
Sipas mediave lokale, shkruan Page Six, Grafstein u shtrua muajin e shkuar në një spital në Cascais me “probleme të ndryshme”. Ajo i ka kërkuar stafit “ta shpëtojnë” nga keqtrajtimi i të shoqit, i cili u arrestua më 7 maj.
Branco është lënë i lirë por “ndalohet të takojë” gruan e tij. gjithsesi, ai ka vazhduar të postojë në rrjetet sociale duke u kërkuar njerëzve “të luten për gruan e tij”.
Vitin e shkuar, 61-vjeçari tha për US Sun se të panjohurit i thonë se “po jeton me paratë e saj, mezi pret që ajo të vdesë”. Për këtë, ai u shpreh se përjeton bullizëm të tmerrshëm.
Betty ishte e martuar me Albert Grafstein që drejtonte Grafstein Diamond Corp. me vëllanë e tij. ata jetuan në Portugali dhe pas vdekjes të së shoqit, Betty u njoh me Castelo Branco./tvklan.al