Studiuesit: Përdorimi në masë të gjerë sidomos në kozmetike depërton direkt në organizëm
Plastika pushton edhe grimin. Sipas Greenpeace, në 79% të produkteve kozmetike janë gjetur përmbajtje plastike, dhe në 38% të tyre janë gjetur pjesëza solide, që ndryshe njihen me emrin mikroplastike.
Bëhet fjalë për buzëkuqë, rimel, krem-pudër, pudër etj, të cilat nga fytyra hyjnë në kontakt të menjëhershëm me sytë dhe gojën. Analizat janë kryer nga organizata mjedisore në kuadër të raportit mbi hetimet laboratorike mbi këto produkte të konsumit të përditshëm.
Në detaj, ndër produktet e analizuara, janë rimelët për qerpikët ata që kanë përmbajtjen më të lartë të përbërësve plastike, në 90% të rasteve. Ndiqen nga shkëlqyesit për buzë dhe buzëkuqe në 85% dhe kremi-pudër në 74% të produkteve të kontrolluara.
Greenpeace thekson se ka kontaktuar edhe me të gjitha markat më problematike në kuadër të përdorimit të substancave të dëmshme në produktet kozmetike, dhe pas analizave të njëpasnjëshme dhe konfirmimeve përkatëse, ka publikuar edhe listën e tyre, duke shpresuar të merren masat e nevojshme.
Klan News