Rëra në plazhet e Durrësit vazhdon të jetë e pashkelur nga pushuesit. Muaji korrik ka nisur me ulje temperaturash dhe vranësira.
Enkelejda Arapi: “Fillimi i muajit korrik e ka gjetur plazhin e Durrësit, pothuajse të boshatisur për shkak të kohës së keqe. Kjo situatë ka ndikuar negativisht në të ardhurat e operatorëve privat të cilët si të vetmen mundësi për të mbajtur familjen e tyre e kanë bizneset”.
“Për shkak të kohës së keqe, kërkesa është shumë e paktë, puna është e dobët”.
“Para qershorit të paktën, në qershor kishte goxha fluks njerëzish. Erdhe kjo 10 ditë, ndërsa u bo dhe 15 ditë fiks që ne po frenohet puna e turizmit. Kjo ndodh vetëm për shkak të kohës”.
Në 80 hotele që shtrihen në 3.4 km vijë bregdetare janë anulluar ose shtyre për më vonë mbi 2000 prenotime. Puna ka rënë jo vetëm në plazhin tradicional të Durrësit nga “Teuta” e deri tek “Iliria” me sipërfaqe prej 17 hektarësh, por edhe në plazhet e vogla më në veri të qytetit.
Enkelejda Arapi: “Ndërsa sinoptikanët bëjnë të ditur se në ditët në vijim temperaturat do të rriten, operatorët privat turistik deklarojnë se prenotime nga ana e turistëve të shumtë kanë nisur”.
“Këto ditët në vazhdim ka pasur më tepër pronotime se në ditët e kaluara, shkak ka qenë kushtet më të mira atmosferike. Po në ditët në vazhdim në qoftë se do të ketë, do të jetë një kohë e mirë besoj se do ketë dhe akoma më shumë”.
Sipas gjasave deri në fund të gushtit, nëse moti është i favorshëm, të 80 hotelet bregdetare me një total prej 2400 shtretërish do të shfrytëzohen në 100% të kapacitetit të tyre, ndërsa numri i turisteve pritet të arrije kuota të larta./tvklan.al