Një 29-vjeçar nga Britania e Madhe që emigroi në Australi për t’u bërë oficer policie ka ndërruar jetë pasi ka pësuar një incident gjatë festës së fejesës së tij. Laim Trummar ndërroi jetë pasi, si pasojë e inicidentit në shtëpinë e tij, iu pre arteria karotide në qafë.
Edhe pse të dashurit e tij që ishin mbledhur të festonin, u përpoqën që ta shpëtonin, i riu ndërroi jetë pak para se të mbërrinin mjekët. Policia nuk dha detaje të tjera për incidentin, duke thënë se rasti do të hetohej nga një mjek. Arteriet karotide, të vendosura në të dy anët e qafës, janë enë kryesore që ofrojnë furnizim me gjak në tru.
Ndërkohë, kolegët thanë se polici i lartë ishte një oficer i jashtëzakonshëm që i pëlqente të ndihmonte komunitetin e tij.
“Kjo është një periudhë vërtet e vështirë për policinë. Gjithçka u bë për ta shpëtuar atë. Unë e di që të gjithë ata që u përfshinë janë me të vërtetë të lënduar për momentin… Mendoj se ata dëshirojnë që thjesht të zgjohen nga ky makth”, thanë kolegët e tij për mediat lokale.
Trimmer ishte zhvendosur nga Britania e Madhe në Australi në vitin 2013 për t’iu bashkuar forcës policore. Pasi u diplomua në akademi në 2017, ai u transferua në Kalgoorlie, rreth 600 km në lindje të Perthit dhe punoi në njësitë e krimit të bandave të policisë dhe njësitë e reagimit taktik./tvklan.al