Një vajzë e mitur, vetëm 3 vjeçe, ka mbetur e plagosur si pasojë e përplasjes nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borsh. Babai i saj, një 38-vjeçar duke kryer manovrën mbrapsht me makinën tip “Benz” për t’u futur në portën e banesës së tij aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të vogël.
Vogëlushja është nisur në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia thotë se po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al