Takimi i Kristinës dhe Kristit u zhvillua në dy ambiente të ndryshme, ku dyshja shprehën interesin që kanë për njëri-tjetrit.

Fillimisht Kristina e pyeti fronistin në lidhje me tërheqjen që ky i fundit pati me Selmën duke qenë se ajo këndoi posaçërisht për të, të hënën e shkuar.

Kristi i bëri të ditur se ishte thjesht një moment dhe kaq dhe mendon se flirti me Selmën ka marrë fund.

Kristi: Kristina mirëmëngjes! Shumë cool që të pashë kështu, afër natyrës. Më vjen mirë që do të kemi një takim fizik.

Kristina: Edhe mua më vjen mirë që u takova me ty. Kam diçka për të thënë për pjesën e xhelozisë për Selmën sepse ajo të surprizoi natën e parë. Këndoi posaçërisht për ty natën e parë. A nuk u mahnite pas zërit të saj që më zgjodhe mua duke të bërë masazh?

Kristi: Fakti që Selma ishte artiste dhe këndoi nuk e vë në pozitë më të lartë se talenti që ke ti ose interesi që ke ti?

Kristina: Po atëherë, si ka mundësi që e zgjodhe aty, natën e parë, apo e bëre për show, siç tha Roberti?

Kristi: Ma dha impulsin aty dhe u ndjeva si kafshë brenda meje dhe thash wow Selma dhe i dhashë dhe një trëndafil.

Kristina: Unë mendoj se e bëre për të më xhelozuar mua.

Kristi: Jo, se xhelozinë do e bëja në mënyrë më të fshehtë…

Kristina: Më vjen mirë që të njoha, uroj të ketë shumë dashuri dhe shumë ngjyra.

Kristi: Dashuri patjetër, por edhe respekt, mirëkuptim mes njëri-tjetrin të një standardi.

Kristina: Jam kurioze, në takimin e radhës do ta zgjedhësh Selmën?

Kristi: Shumë pyetje e mirë…Të them të vërtetën nuk jam i sigurtë. Besoj se mbaroi flirti me Selmën.

Pas takimit, dyshja janë zhvendosur në një sallë mesazhi, ku ka qenë Kristi ai që ka shijuar momentin e masazhimit nga Kristina.

Kristina: Pasioni yt që ke për masazhet?

Kristina: E kam shumë pasion dhe kam dashur shumë që të vazhdoj për fizioterapi.

Kristi: Çfarë vetish pozitive ka për mua për shembull?

Kristina: Qarkullon gjakun, të bën të mendosh më qartë dhe të bësh zgjedhjen e duhur, ndihesh i lumtur.

Kristi: Ka problem, për shembull klientë leshatakë shumë, domethënë që të bëhet ty si problem?

Kristina: Zakonisht është okey. Mos rri fare në siklet sepse kam parë edhe më keq.

Kristi: Po tensionet seksuale në masazh si i përjeton ti sepse besoj do apo s’do ka gjithmonë?

Kristina: Kur shtrihet një person, e shikoj vetëm nga ana e anatomisë?

Kristi: Pra, je e shkëputur plotësisht?

Kristina: Po, aty jam në botën time, thjesht bëj masazhin.

Kristi: Se tani s’do atë anën kafshërore që kam dhe tani dalëngadalë po del…

Kristina: Tani po del për masazhin apo këngën?

Kristi: Për masazhin, këngën e kam harruar fare. Në fakt po ndjej shumë tension seksual dhe duhet të ndalosh sepse duhet akull.

Kristina: Unë vetëm vaj kam./tvklan.al