Panelit të opinionisteve, iu bashku ditën e sotme dhe moderatorja e njohur, Lei Kraja, e cila mori një propozim në studio për të qenë pjesë e “Love Story Vip”. Ndërkohë që Xhensila Pere e konfirmoi që po pret fillimin e formatit, a pranoi sfidën Lei?

Zhaklin Lekatari: Sellma mund edhe të ndërhyjë dhe të prishë çdo gjë që është e ndërtuar deri tani, i ka mundësitë dhe është e hapur loja.

Eni Shehu: Xhensila nuk t’u dëgjua zëri i gojës sot…

Xhensila Pere: Sepse unë sot kam preferuar të qëndroj…

Eni Shehu: Je ftohur?

Xhensila Pere: Jo, isha e ftuar në një dasmë, mungoi këngëtari dhe këndova unë.

Eni Shehu: Nuk u martove shyqyr Zotit, të kemi beqare akoma.

Xhensila Pere: Jo, sepse unë po pres anijen e fronistëve VIP, kështu që…

Eni Shehu: Meqë jemi këtu, Lei Kraja kemi hapur një lojë që mbase rezulton dhe e vërtetë… Të sfidojmë që të jesh froniste VIP në “Love Story Vip”, e pranon apo nuk e pranon?

Lei Kraja: Nuk e di. Ishim duke folur qëparë… Si ishte ajo ‘mund të mos jemi single, por dashurinë e kemi’.

Eni Shehu: Kështu që pranon besoj?

Lei Kraja: Ishte pranim kjo? Nuk e di, duhet menduar, por pse jo?! Aventurë!/tvklan.al