Numri i lartë i autogolave dhe mungesa në pothuaj të formacionet e ekipeve të madhe e një sulmuesi të mirëfilltë u analizua në studion e ”Kampionëve”
Duro: Sulmuesit kanë humbur prej trajnerëve, se ata i bëjnë planet si do të luajë skuadra. Shumë trajnerë në këtë turne e nisin me një 9-sh në sulm por e kanë ndryshuar rrugës, Mungesa e golave është prej mungesës së sulmuesve të mirëfilltë. Ka rëndësi mënyra si trajneri e mendon fillimin, vazhdimin dhe përfundimin e lojës.
Bushi: Strategjia e trajnerit është shumë e rëndësishme. Për shembull, tek Spanja, Morata tërhiqet dhe tërheq pas vetes mbrojtësin. Willimans hyn në pozicionin e Moratës . Trajnerët nuk duan t’ia dinë se kush shënon. Numri 9 fals, ka ardhur prej Guardiolës, sepse ai përdorte 9-in fals. Prej suksesit të tij, e përdorin të gjitha ekipet.
Haxhia: Futbolli është në një evolucion. Sulmuesit kthen në mesfushë për të mbrojtur. Dikur luhej 4-4-2. Sot nuk përdoret ky modul. Është një modë. Do të ndryshojë modeli ndoshta. Sulmuesi sot nëse shkon shumë pas atëherë nuk ka si të shënojë shumë pasi është 70% të kohës larg zonës.
/tvklan.al