Të ftuarit e Marina Vjollcës kanë ndarë mendimet e tyre në lidhje me atë që cilësohet si pretende kryesore për fitimin e këtij turneu, Spanjës.

Bushi: Spanjollët me qëllim e mbajnë larg kundërshtarin. Pra kur e humbin topin, kundërshtarët janë larg, janë 80 metra dhe i jep kohë spanjollëve që të kthehen. Kur nuk mund të kthehen shpejt, spanjollët bëjnë faulla taktikë. Dy sulmuesit e krahut janë 50% e ekipit. Nëse i neutralizon këta të dy, ulet shumë rendimenti.

Haxhia: Kjo Spanjë nuk është më e Tika-Taka-s. Federata Spanjolle ka bërë ndryshime të mëdha. Ka zgjedhur një trajner i cili ka pasur një profil të ulët. Ata presojnë fort, nuk lënë hapësira dhe luajnë shumë mirë vertikalisht. Një skuadër që ka pësuar shumë ndryshime.  Për shembull, humbën mbajtjen e topit, kundër Kroacisë. E mbajtën më shumë topin kroatët.

Gent Zenelaj: Carvajal bëri mirë pasi ndaloi Musialën në ndeshjen ndaj Gjermanisë.

Çaushi: Carvajal ka më shumë përvojë se çdo lojtar. Kush do t’i zëvendësojë? Olmo sulmon mirë por nuk është për organzimin si Pedri. Do ta ndjejnë spanjollët mungesën e lojtarëve që do të mungojnë.

Duro: Olmo, që e mbajnë në stol, hyri dhe doli lojtari i ndeshjes. Olmo luan si Griezmann. Me mënyrën si e godet portën bën diferencën në çdo moment. Spanja ka dhe një stol të plotë. Ka dy mesfushorët më të mirë, Fabian Ruiz dhe Rodrin. Spanja hoqi Gjermaninë, një rrezik për çdo skuadër.

/tvklan.al