Gazetarët e televizioneve kanë histori nga më ndryshmet për të treguar, sidomos kur vjen puna tek raportimet me mot të keq.
Ndonjëherë ata përballen edhe me situata të rrezikshme…
I tillë është edhe rast i reporterit të Fox 10 Phoenix, Matt Rodewald, i cili teksa po bëhej gati për të raportuar për stuhinë që kishte goditur qytetin e Arizonës më herët gjatë kësaj jave, u përball me një rrufe që ra fare pranë tij.
Lightning crashes ⛈⚡️ pic.twitter.com/DwpT6P8HYV
— Matt Rodewald FOX 10 (@Matt_Fox10) August 29, 2019
Goditja ishte kaq e fortë sa la pa energji elektrike rreth 14 mijë shtëpi.
Fatmirësisht, Rodewald nuk pësoi asnjë dëmtim. Madje ai u rikthye në të njëjtin vend pak më vonë për të përfunduar raportimin e tij./tvklan.al