Dy persona janë arrestuar në Korçë teksa u kapën në flagrancë duke tentuar të trafikonin nga mali drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër një sasi lënde narkotike.
Të arrestuarit janë R.N. 41 vjeç dhe I.M. 54 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Të dy u kapën në afërsi të fshatit Cerje, Pustec, në kufirin e gjelbër me Greqinë, me dy çanta shpine, brenda të cilave u gjetën 21.5 kilogramë kanabis. Lënda narkotike ishte ndarë në disa pako dhe do trafikohej drejt Greqisë.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. /tvklan.al