Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani, në kontaktin e parë me Mersinen, ajo i ka thënë se “po vritemi për një vijë uji”. I pranishëm në studio është edhe Haliti, burri i Saimes dhe kunati i Mersines.
Dy kunatat kanë përfituar tokë prej ligjit 7501. Mersinia ka 12 dynymë dhe Saimja 10.5 dynymë. Në pronën e saj, Mersinia ka ndërtuar 3 shtëpi për djemtë, por thotë se kunata i ka bllokuar kanalin dhe po i shkatërrohen shtëpitë nga lagështira.
Mersine: Ky problemi kaq i madh, unë kam qenë në tokën e vjetër të pleqve të këtyre dhe kishim ndërtuar shtëpinë. Tani që unë jam bërë me 3 fëmijë, kam ndërtuar 3 palë shtëpi radhë aty dhe nuk ka pasur kanal vaditës aty që kam ndërtuar unë se po të kishte pasur kanal vaditës unë nuk do e kisha ndërtuar.
Eni Çobani: Bravo shumë bukur!
Mersine: Tani unë kam edhe kanal vaditës, edhe kanal kullues.
Saime: Dëgjo si është puna. Në 2015 vjen një topograf për të bërë tokat me letra se i kishim ndërruar tokat, për të ruajtur vendin e njëri-tjetrit.
Mersine: Jo moj zonjë jo!
Saime: I kishim ndërruar tokat, toka ime kishte hyrë te tapia jote!
Mersine: Kur e mora vesh unë, unë ta lashë tokën ty, nuk ta mora. Unë u tregova e ndërgjegjshme, unë tokën ta lashë. Kam 20 vjet që kam bërë murin aty. Unë ta lashë tokën, ti pse s’i ndoqe letrat e tua dhe të merrje tokën aty? Më fute një kanal aty rrëzë shtëpisë, 1 metër e gjysmë te shtëpia që unë s’kam edhe kanalin kullues se nuk e hapin kanalin kullues aty. E ku të vete unë, kanali kullues këtej, kanali vaditës këtej… kam 20 vjet që të pres ty që ti të rregullosh letra!
Eni Çobani: Po pse për një kanal do ndaheni ju, Saime tani? Për një kanal ke ardhur këtu ti? Po pse s’e hap kanalin, ta hapësh kanalin se ka ndërtuar 3 shtëpi kjo zonja!
Saime: Nuk ia hap unë kanalin asaj!
Eni Çobani: E ke bllokuar një kanal thotë shteti këtu!
Saime: Nuk e kam bllokuar!
Eni Çobani: Kam vendimin e prokurorisë unë këtu, të lutem! Do të mbulosh veprimet e tua, ky është problem tjetër. Kësaj zonjës i ke prishur banesën, i ke prishur rrethimin, i ke futur ujë brenda, kjo ka ardhur dhe thotë ‘zonjë, unë dua dëmshpërblimin’. Kam 3 shtëpi të djemve, të tria m’i ka prishur Saimja.
Mersine: Rregullo gjërat që të vijmë ne të rregullojmë shtëpitë se kanë lagështirë të madhe shtëpitë deri në themele lart se kam ngelur në ujë dimër e verë. Për verë është vaditje, për dimër është kullim, unë ku të shkoj?/tvklan.al