Ashtu si gjatë muajve të dimrit, edhe pranvera ka nisur me fluks vizitash në pediatrinë e spitalit të Korçës. 75-80 fëmijë paraqiten çdo ditë me simptoma të rënduara nga virozat.

Ata shfaqin kryesisht temperaturë apo kollë.

“Përgjithësisht janë infeksione të poshtme respiratore, momentalisht, laringite, fonsilite, pastaj janë të ndryshme, viroza nga më të ndryshme”, u shpreh mjekja pediatre Banuela Rrapo.     

Shumë prej rasteve paraqesin komplikacione dhe nevojitet shtrimi në spital.

“Momentalisht kemi të shtruar deri në 17 dhe tregon që ka dhe komplikacione siç janë bronkopneumonitë, okite të shoqëruar dhe këto kërkojnë me patjetër edhe shtrim”, tha Rrapo.

Sipas mjekëve grupmosha më e prekur është ajo e moshës 5-7 vjeç.

Klan News