Mjaft emigrantë sezonalë dhe qytetarë të interesuar për pajisje me vizë në Ambasadën greke janë irrituar sërish sot në sportelet e kësaj Ambasade. Numri i madh i personave dhe protesta e tyre ka bërë që pranë godinës të ndërhynë forca të shumta policore të cilat kanë boshatisur plotësisht rrugën pranë Ambasadës greke. Shumë prej tyre tregojnë se prej javësh presin më kot në radhë ndërsa Ambasada refuzon tu përgjigjet kërkesave të tyre për vizë.
“ Ne na ka dërguar pronari faksin edhe nuk po e marrim dot kemi tre muaj, lexojnë emrat që s’janë këtu, ne humbasim vendin e punës. Këtu s’kemi asnjë perspektivë për vend pune.”
“Ministria e Jashtme duhe t’i shohë pak këto punë, se 7 herë ka që kemi ardhur ne këtu edhe asnjë gjë s’po bëhet. Çfarë sqarimi duhet t’i japë tani popullit Ministria e Jashtme?! Duhet të shkojë gjithë populli atje para Ministrisë së Jashtme, se kjo është rruga e zgjidhjes.”
Fugonë policorë kanë patrulluar gjatë gjithë paradites për të penguar protestat e aplikantëve për vizë, ndërsa në gatishmëri për të ndërhyrë kanë qenë dhe forcat speciale./tvklan.al