E ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, ekspertja e ekonomisë Mira Pogaçi shpjegon disa nga arsyet e pjesëmarrjes masive në protestën e opozitës këtë të enjte në Tiranë. Ajo vë theksin tek kushtet ekonomike dhe pagarancia që ata kanë nga vetë shteti, duke filluar nga çmimet e ushqimeve të cilat janë më të larta se paga, shtuar këtu dhe rritjes së inflacionit e korrupsionit. Sipas Pogaçit, gjithë rruga është e shtruar prej efekteve ekonomike dhe njerëzit kanë gjetur një individ që i jep siguri dhe ai është Sali Berisha.

Mira Pogaçi: Ka një arsye ditore për njerëzit, që janë kushtet ekonomike që nuk përmenden, nuk është vetëm çmimi dhe ta shpjegojmë pak çfarë është ai çmimi. Familja shqiptare prishte 350 mijë lekë të vjetra për ushqim, sot i duhet 400 mijë lekë, ndërkohë rrogat në Shqipëri janë 300 deri në 400 mijë lekë, inflacioni është rritur. Dritat dhe ujin do t’i paguash sepse të ndërpriten normalisht. Rruga është e shtruar për gjithë këta njerëz për të marrë pjesë aty. Ju përmendni rastin e korrupsionit po si interpreton rastin e korrupsionit? Thotë një punonjës publik i dënuar apo i arrestuar, në proces gjykimi merr pagën nga shteti, vjedh 4 mln euro, bën 2 vjet burg dhe thotë një ditë burg është 5500 euro, a e kupton?

Blendi Fevziu: Pra shkon vetë në burg ai?

Mira Pogaçi: Dhe thotë morri dhe rrogën, bën burgun nuk i thotë gjë shteti…

Blendi Fevziu: E di sa veta shkojnë në burg për 4 mln euro?

Mira Pogaçi: Po patjetër, por janë dhe të punësuarit e tjerë që e shohin këtë situatë. Shteti nuk kërkon të bëjë padi civile, t’i thotë ktheje rrogën që ke marrë, ose sille dëmin e shkaktuar drej shtetit. Halli i përditshëm gjendet në të gjithë sektoret. Kishte probleme kadastra e Durrësit, Tirana kishte shumë frikë se mos vinte dhe këtu, erdhi dhe në Tiranë. 2100 regjistra, 13,000 fletë të grisura dhe të shkulura… Në një situatë të tillë që prona është e pagarantuar dhe shqiptarët shtëpinë kanë… ata që duan të blejnë shtëpi e dinë që një kredi mund ta shlyejnë, por i duhen 60 vjet për ta blerë. Pra praktikisht nuk do bëhen kurrë me shtëpi në këtë situatë. Pra gjithë rruga është e shtruar prej efekteve ekonomike dhe tani këta njerëz kanë gjetur një individ, zotin Berisha që i jep siguri, nuk e jepte zoti Basha këtë siguri./tvklan.al