Pogradeci u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë, pasi mposhti 2-1 Erzenin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të.
Në ndeshjen e zhvilluar në qytetin e Shijakut, liqenorët ishin më kërkues nga fillimi dhe u shpërblyen me dy gola të shpejtë.
Alidemaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 8-të, ndërsa në të 15-ën dyfishoi shifrat, duke i dhënë qetësinë miqve. Për Erzenin golin e vetëm e shënoi Bespallov në minutën e 43-të.
Shijakasit vazhdojnë të mos njohin asnjë fitore këtë sezon, ndërsa mbajnë vendin e fundit në renditje me vetëm 4 pikë, ndërsa Pogradeci ngjitet në vendin e gjashtë me 22 pikë të grumbulluara. /tvklan.al