Mbrojtësi shtatlartë ka folur për mediat para finales së të dielës në Berlin ndaj Anglisë. AI thotë se është krenar për kontributin në La Roja dhe se e priste që të kishte keqkuptime për zgjedhjen e tij për të përfaqësuar Spanjën dhe  jo vendin e tij të lindjes, Francën.

Laporte: Jam shumë, shumë, shumë, shumë, shumë, shumë, shumë, shumë i lumtur për gjithçka që i kam dhënë Spanjës që kur mbërrita. Nuk mund të jem më krenar se kaq për atë që kam bërë.”

Ai bëri debutimin e tij me La Roja në qershor 2021 dhe ka luajtur 34 ndeshje, 32 si titullar dhe ka qenë në tre turne të mëdhenj. Ka pasur dy finale të Ligës së Kombeve, trofeu i parë i vendit të tij në 11 vjet dhe një gjysmëfinale e Kampionatit Evropian në Wembley. Tani, i ulur në Donaueschingen, ai është gati të niset për në Berlin për në finalen e Euro 2024, si një ndër mbrojtësit më të mirë të turneut.

Laporte i rikthehet temës së shumë diskutuar për sa i përket vendimit të tij për të luajtur për Spanjën.

Laporte: Kam pasur shumë kritika, jo vetëm këtë sezon, por çdo sezon. Ka pasur debate, jo gjithmonë i pëlqej të gjithëve, por kam punuar në të njëjtën mënyrë si gjithmonë, njësoj si kur fituam Ligën e Kombeve. Që kur luaj për kombëtaren, ka pasur shumë pak ndeshje që kam luajtur keq, që u kanë dhënë njerëzve arsye për të dyshuar tek unë. Por një europian është më i madh, më i dukshëm dhe ka qenë i mirë për mua.

Laporte është lindur në Agen, Nouvelle-Aquitaine. Ai luajti për Francën në nivelet U-17, U-18, U-19 dhe U-21, dhe u thirr në ekipin e parë tre herë, por nuk luajti. Në maj të 2021 mori pasaportën spanjolle dhe në qershor bëri debutimin me La Roja.

Laporte: Unë e ndjej paragjykimin dhe është e kuptueshme që kur dikush ndryshon kombësinë, jo shumë njerëz e pranojnë. Por unë gjithashtu e kuptoj se nëse po bëj gjithçka për të mbrojtur atë vend, po shpërblehet dhe po luaj mirë. Nuk është se kam ardhur dhe kam bërë një rrëmujë ose kam shkaktuar probleme. Po të kisha probleme, do të ishin dhe më të kuptueshme kritikat. Mundohem ta mbroj Spanjën në maksimum absolut gjatë gjithë kohës, të jem shembullor, kështu që dyshimet më irritojnë pak. Unë mendoj se ka një refuzim të vogël, dhe janë të njëjtat pyetje: A e ndjen këtë? A e ndjen këtë? Nuk ke luajtur… nuk e di nëse po kërkon titullin e lehtë. Ndoshta është më e lehtë të shkosh për ty sesa dikush tjetër.”

Një tjetër temë shumë e diskutuar për të është vendimi i tij vitin e kaluar për u transferuar në Arabinë Saudite, tek skuadra Al Nasser pas 5 viteve si pjesë e Mancherster City-t. Trajneri i Spanjës u kritikuar pse e solli në kombëtare një lojtar që tashme aktivizohet në një kampionat që nuk ka cilësinë e ndonjë prej 5 kampionateve të më të mëdhenj të Evropës.

Laporte: Është ende futboll, ka një top, duhet ta ndjekësh, edhe në Arabinë Saudite. Edhe aty kemi shumë kilometra për të vrapuar në fushë. Kështu që nuk është problem. E kuptoj që ata mund të kenë pyetje, dyshime, shqetësime për ligën, por të kesh dyshime për nivelin e dikujt kur të kthehen në Evropë është ndryshe.

Unë nuk them se liga saudite është më e mirë se liga spanjolle – nuk po e them këtë. Ajo që po them është se jam gati të garoj në këtë garë. Për shkak të orëve të stërvitjes. Nëse pas një loje shoh se kam nevojë për diçka më shumë, do ta bëj stërvitje për të qenë në nivelin tim më të mirë. Bëra ekstra në çdo kohë për të arritur këtu në gjendjen më të mirë. Përtej klubit tim, përtej gjithçkaje. Përgatitem gjithmonë për të garuar, veçanërisht në këto gara. Në maksimum. Duhet të jesh gjithmonë në gjendje optimale. Duke luajtur atje ose kudo tjetër, do të kisha bërë pikërisht të njëjtën gjë.

Marrë me shkurtime nga “The Guardian”.

/tvklan.al