Lajme Arkiva 2003
Ndryshimi i krerëve në komisariatin e qarkullimit rrugor në Tiranë u shoqërua menjëherë me një aksion të policisë për bllokimin e automjeteve, drejtuesit e të cilëve nuk kishin shlyer gjobat. Komisari Eduard Veliu i emëruar së fundmi në vend të ish kreut të rrugorëve të Tiranës Luan Shehu tha pa pranuar të prononcohet para kamerës se nuk ka gjetur shumë mangësi në këtë komisariat.
Pak ditë më parë ministri i rendit Luan Rama, shprehu rezerva për punën e paraardhësve të Veliut Luan Shehu duke i ngarkuar një pjesë të përgjegjësisë për dështimin e kapjes të të shumë kërkuarit Agim Pepa dhe uniformave të policisë rrugore, për këtë arsye postblloqet e përforcuara policore do të jenë ende të pranishëm në shumë akse jo vetëm të Tiranës, por edhe të rretheve të tjera ka konfirmuar drejtori i ri i policisë rrugore, Komisari Eduard Veliu.
Ndërsa zoti Luan Shehu i emëruar tashme oficer drejtimi në drejtorinë e Qarkullimit Rrugor në Ministrinë e Rendit, ka preferuar ti kalojë në heshtje pakënaqësitë e shfaqura nga ministri Luan Rama dhe ka refuzuar të prononcohet lidhur me këtë.
Ndërkohë në një nga pikat e bllokimit të automjeteve pranë Kinostudios sot personat e gjobitur kanë qenë të shumtë dhe kanë ndejtur për orë të tëra para sporteleve për të shlyer gjobat dhe për të zhbllokuar makinat. Sipas punonjësve të policisë rrugore një pjesë e debitorëve janë paraqitur vetë në komisariat pa qenë nevoja e bllokimit të automjeteve nga policia./tvklan.al