Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ministria E Rendit

Struktura e re në polici nxjerrë në reformë 24 oficerë të Ministrisë së Rendit – (4 Nëntor 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Struktura e re organizative në policinë e shtetit ka nxjerrë në reformë 24 oficerë policor në Ministrinë e Rendit. Pas rindryshimeve në strukturë ku mjaft drejtori apo sektorë u shkrinë duke u riorganizuar nga ky dikaster ka mbetur pa punë dhe 7 oficerë të lartë me gradën kryekomisar. Gatë...

Nëntor 4, 2004

Përplasje dhe kaos deklaratash mes institucionit të Rendit dhe Presidencës – (26 Tetor 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Përplasje dhe kaos kanë shkaktuar deklarimet e shtetarëve dhe titullarëve në lidhje me krimin dhe punën e policisë, gjatë muajit të fundit. Kështu disa ditë më parë, kreu i shtetit Alfred Moisiu kërkoi nga Ministria e Rendit më shumë përgjegjësi për situatën në vend, duke kujtuar se masat kanë...

Tetor 26, 2004

Ulet në detyrë Bajram Yzeiri (19 Tetor 2004)

Ulet në detyrë një nga oficerët më të lartë të Policisë së Shtetit. Kryekomisar Bajram Yzeiri është larguar nga detyra e drejtorit të Akademisë së Policisë për të marrë pas kësaj postin e shefit të një prej sektorëve të nivelit të ulët brenda Akademisë. Yzeiri ka shërbyer në disa detyra të larta në polici. I...

Tetor 19, 2004

Reforma në polici, 3000 policë pritet të humbasin vendet e punës – (28 Shtator 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Një e katërta e uniformave blu do të shkurtohen gradualisht për shkak të reformës në policinë e shtetit. Sipas burimeve nga Ministria e Rendit 3000 policë, 25% e policisë së shtetit pritet të humbasin vendet e punës deri në 2007 dhe shkurtimet graduale do të fillojnë brenda këtij muaji....

Shtator 28, 2004

Intervistë me Pjerin Ndreun (21 Shtator 2004)

Në Policinë e Shtetit po goditen ata oficerë që kanë shkelur në kallo trafikantët e drogës. Ish-nëndrejtori i Policisë, dikur kreu i Bluve të Tiranës, Pjerin Ndreu, ka argumentuar, në një intervistë ekskluzive të dhënë në emisionin e Tv Klan “Ora e Parë”, se në emër të reformës në Ministrinë e Rendit janë spastruar dhe...

Shtator 21, 2004

Gjykata e Tiranës liron Pjerin Ndreun (20 Shtator 2004)

Gjykata e Tiranës ka liruar në sallën e gjyqit ish-drejtorin e Policisë së Tiranës Pjerin Ndreu. Ndaj Ndreut Ministria e Rendit ka formuluar padinë ‘kanosje për shkak të detyrës’ dhe objekt kanë qenë disa mesazhe telefonike, që Ndreu i shkruante kreut të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm Samir Hasha, ku kërkohej të mos detyrohen policë...

Shtator 20, 2004

Reagim i vakët nga pala shqiptare për dhunën e grekëve (5 Shtator 2004)

Reagojnë vakët institucionet shtetërore mbi incidentin e rëndë të dhunës policore greke dhe vrasjes së një emigranti gjatë festimeve të fitores të kombëtares shqiptare ndaj Greqisë. Ministria e Jashtme, në një deklaratë shumë të shkurtër për shtyp, dënon aktet e dhunës dhe konfrontimeve që bien ndesh, sipas saj, me frymën e miqësisë mes popujve dhe...

Shtator 5, 2004

Asnjë reagim për incidentin e Lazaratit (30 Gusht 2004)

Ambasada Italiane, misioni interforcë dhe Ministria shqiptare e Rendit kanë zgjedhur heshtjen lidhur me incidentin e Lazaratit e po kështu asnjë reagim për marrëveshjen e skaduar dhe përgjegjësi për të. Asnjë prej këtyre institucioneve nuk shpjegon se mbi ç’baze ligjore ka fluturuar helikopteri italian në hapësirën ajrore shqiptare. Marrëveshja mes dy ministrave respektivë shqiptarë e...

Gusht 30, 2004

Masat e marra për vrasjet e ndodhura në Kuçovë dhe Kurbin (28 Gusht 2004)

Vrasjet e ditëve të funidt në Kuçovë dhe Kurbin dhe puna jo e mirë e policisë për zbardhjen e tyre u pasuan me masa disiplinore ndaj drejtuesve në këto rrethe. Sipas një deklarate të Ministrisë së Rendit drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Bajram Ibraj ka vendosur masën disiplionre me paraljmërim ndaj komisarit Shkëlqim...

Gusht 28, 2004

Marrëveshja e skaduar e Ministrisë së Rendit (28 Gusht 2004)

Fluturimi dhe misioni interforcë mbi Lazarat ka qenë i jashtëligjshëm. Patrullimit të forcave të policisë italiane dhe dhënia e asistencës me mjetet e tyre në Shqipëri i ka mbaruar mandati. Marrëveshja e lidhur mes dy vendeve për luftën kundër kriminalitetit ka skaduar në fund të vitit që shkoi. 7 muaj që interfocë vepron pa një...

Gusht 28, 2004