Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës përsa i përket arrestimeve, procedimeve, masave administrative, si dhe pezullimeve apo bllokimeve të mjeteve. Konkretisht:

Arrestime dhe Procedime:

8 persona janë arrestuar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, duke përfshirë:

5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur,

2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi,

1 për korupsion aktiv.

Masat Administrative:

Gjithsej 9,180 masa janë vendosur, me fokus të veçantë:

Parandalimin e tejkalimit të shpejtësisë,

Përdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse,

Respektimin e këmbësorëve dhe rregullave të parkimit.

Pezullime dhe Bllokime:

39 masa që përfshijnë pezullim të lejes së drejtimit,

11 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë verifikime dhe detyrime të palikuiduara.

/tvklan.al