Komisariati i Policisë Rugore Tiranë ka bërë bilancin për javën. Nga 10 deri më 16 Mars janë arrestuar 4 persona për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, ndërsa 1 tjetër ka rënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Veprimet Penale në Fushën e Qarkullimit Rrugor:
4 persona të arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
4 persona proçeduar për drejtim mjeti pa leje.
1 person i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë, Policia Rrugore Tiranë njofton se gjatë kësaj jave janë vendosur 9 mijë e 389 masa administrative.
“9,389 masa të vendosura gjatë javës.
59 masa për xhama të zinj.
605 masa për tejkalim shpejtësie.
188 masa për parakalim të gabuar.
226 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
322 masa për mos vendosje rrip sigurimi.
140 masa për mos vendosje kaskë.
411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
14 masa për mosrespektim të ndalesës “Stop”.
34 masa për sjelljen e këmbësorëve.
6,268 masa për qëndrim të gabuar.
1,515 masa të ndryshme.”
Përsa i përket pezullimeve dhe bllokimeve gjatë kësaj jave, policia njofton:
1 rast për drejtim nën ndikimin e alkolit
6 raste për shpejtësi të tepruar
2 raste për shkelje të tjera
8 automjete të bllokuara (3 me targa të huaja, 4 për detyrime të palikuiduara, 1 për mungesë dokumentacioni).
Policia Rrugore ju bën thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit për një shoqëri më të sigurt./tvklan.al