Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin për javën që po lëmë pas, 19-25 Maj. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se gjatë javës së kaluar janë kryer 9 arrestime dhe procedime penale. Konkretisht:
4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
1 person për pa leje drejtimi.
4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Ndërsa i takon masave administrative janë vendosur 11 mijë e 889 të tilla, mesatarisht 1,698 në ditë:
63 masa për xhama të zinj.
608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
8089 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
55 raste për tejkalim shpejtësie.
13 raste të ndryshme
12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.
/tvklan.al