Forcat speciale serbe ekzekutuan mbrëmjen e së shtunës një tjetër person të lidhur me sulmin ndaj ambasadës izraelite në Beograd.
Bëhet fjalë për Sedan Ramoviç, i cili dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor dhe qiradhënës i Millosh Zhujoviç, i cili më 29 Qershor plagosi me shigjetë një polic që po ruante ndërtesën e ambasadës izraelite, para se të vritej me armë nga ky i fundit.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë bëri të ditur se Ramoviç u “likuidua” nga forcat e policisë, në fshatin në Hotkov, pasi i kishte rezistuar përpjekjeve për arrestimin e tij.
“Ramoviç refuzoi të dorëzohej dhe qëlloi 2-3 plumba drejt policisë gjatë operacionit të arrestimit”, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Serbisë.
Në njoftim u bë e ditur gjithashtu se Ramoviç nuk ishte qëlluar në shtëpinë e tij, por në një tjetër banesë aty pranë që i përkiste kunatit të tij, Aldin Birçoviç nga Novi Pazari.
Ministria e Brendshme Serbe tha gjithashtu se Ramoviç ishte në arrati pas sulmit, që Serbia e cilëson terrorist, pranë Ambasadës Izraelite në Beograd në Qershor dhe madje në një kohë, ai ishte fshehur edhe në Kosovë.
Senad Ramoviç më herët kishte vuajtur një dënim në burgjet serbe prej 13 vjetësh e gjysmë burgim nën akuza për terrorizëm.
Tv Klan