Lajme Arkiva 2003
Vetë këto spatula të cilat shërbejnë për të parë gjendjen shëndetësore të gojës janë i vetmi mjet pune i cili ekziston me shumicë për tu përdorur nga mjekët e poliklinikës numër 9 në Tiranë.
Për të disefektuar këto mjete ekziston vetëm ky aparat disefektimi i cili mund të jetë një moshë 25 vjeçare.
Ekzistojnë edhe disa shtretër si edhe mobilie të vjetruara. Janë të njëjtat mjete apo orendi të përdorura që nga viti 1975. Këtë e themi me siguri të plotë.
Për më tutje mund të themi edhe faktin tjetër. Ç’mund të bëjë mjekësia pa ujë? Për më tepër tregojnë vetë njerëzit të cilët halli i bie të kalojnë këtu.
Pacienti:Kushtet e nevojshme nuk i ka , megjithëse me doktorët këtu jemi shumë të kënaqur, por ambientet nuk janë për ambulancat. S’ka age, s’ka gjëra për shumë ilaçe do i drejtohesh farmacisë private.
Dhe kështu në historitë që tregojnë njerëzit në jetën e tyre mund të vazhdojmë të themi, na ishin njëherë dhe vazhdojnë të jenë edhe sot disa pajisje mjekësore. Ato mund ti shikoni edhe sot në poliklinikën numër 9 në kryeqytet./tvklan.al