Suksesi historik i Shqipëris në Lojërat Olmpikë të Parisit është përshëndetur nga krerët e politikës. Kryeministri Rama në një reagim në rrjetet sociale ka vlerësuar punën e Komitetit Olimpik Shqiptar dhe premton fillimin e një historie të re për sportin shqiptar.
Ai shkruan se Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës, si edhe për fillimin e një historie të re që në vite do të sjellë fryte të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive. Faleminderit kampion!, mbyll mesazhin e tij kreu i qeverisë.
Një reagim pati dhe presidenti Begaj, i cili uroi mundësin Shgerman Valiev për medaljen që i dhuroi Shqipërisë.
Historike e ka quajtur fitoren e medaljes kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Ai shkruan në rrjetet sociale se mundësi i Sport Klub Tiranës çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer.
Klan News