Fushata për zgjedhjet e 14 Shkurtit shpërfill masat anti-covid
Në muajin Gusht pa asnjë votë kundër deputetët e Kuvendit miratuan ligjin për luftën ndaj pandemisë Covid-19.
Por pas 5 muajsh po e shkelin vetë në përpjekje për të mbledhur vota për zgjedhjet e 14 Shkurtit.
Në këto fotografi shihet qartë shkelja e masave anti-covid.
Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka vendosur 7 gjoba ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave anti-covid.
Shoqëria Civile u ka bërë thirrje që të bëjnë fushatë online.
“Duke marrë parasysh rrethanat e pandemisë, inkurajojmë ato që platformat e tyre t’i shfrytëzojnë mjetet dixhitale për të bërë prezantimin e të mos rrezikojnë të mbajnë takime në oda e ambiente shkollore”.
Eksperti i rrjeteve sociale, Dardan Hasku ka marrë si shembull fushatën e ish-Presidentit Trump dhe Presidentit Biden në kohë pandemie.
Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet gjatë javës përmes së cilit i ka vënë “gjobë” ministrit të Shëndetësisë për mosrespektim të masave anti-covid.
Tv Klan