Korrupsioni është i përhapur kudo dhe i prek të gjithë sektorët e shoqërisë. Për këtë arsye politika e luftës kundër korrupsionit është një temë mjaft e ndjeshme për shoqërinë shqiptare. Për të diskutuar mbi politikat e reja politike që do të luftojnë korrupsionin ishin të ftuar në emisionin “Opinion” Ilir Rusmajli kandidat për deputet i PD, Blendi Klosi kandidat për deputet i PS, Lulzim Basha kandidat për deputet i PD, Fatmir Xhafa kandidat për deputet i PS dhe në lidhje direkte Ndre Legisi kandidat për deputet I LSI.
“Kjo është një çështje komplekse që nuk mund të ezaurohet për 1 orë e gjysmë. Ne jemi të kënaqur me rezultatet. Do të kishim standard më të arrirë nëse do të merrnim në konsideratë bazën nga e cila erdhëm për të arritur deri këtu. Gjatë këtyre katër viteve ka arritje të rëndësishme duke nisur nga konsolidimi i shtetit të së drejtës, hartimi i kushtetutës së re, krijim e një sërë agjencive që kanë luajtur rol në shtetin e së drejtës”, tha Xhafaj.
“BE ka konstatuar nivelin shumë të ulët të zbatueshmërisë së ligjit. Niveli i ulët i zbatueshmërisë tregon ulje të mëtejshme dhe nuk mund të quhet zhvillim pozitiv”, tha Rusmaili./tvklan.al