Një 28 vjeçar është vënë në pranga sot nga Policia e Tiranës. I riu ka ka shpërndarë në WhatsApp e Instagram një video me përmbajtje pornografike me të mitur.
Mësohet se këto pamje do t’i nënshtrohen një ekspertimi të detajuar kibernetik.
“Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune intensive, në funksion të hetimeve të një procedimi penal, i cili ndiqej me metoda speciale të hetimit, pas analizës të interceptimeve të impulseve dhe qelizave elektronike, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit: E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, parashikuar nga neni 117/2/3 i Kodit Penal. Ky shtetas, në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht në rrjetet sociale “Instagram” dhe “WhatsApp”, dyshohet se ka administruar dhe shpërndarë pamje sensitive në formë videoje me përmbajtje pornografike me të mitur. Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular smartphone me të cilin është kryer kjo veprimtari, i cili do t’i nënshtrohet një ekspertimi të detajuar kibernetik”, thotë Policia.
Siç raporton gazetari Besar Bajraktaraj, në celularin e tij janë gjetur video pornografike me të mitur. Konkretisht janë gjetur video ku kryejnë marrëdhënie seksuale dy të mitur, djalë dhe vajzë të moshës 9 ose 10 vjeçare. Ndërsa në një video tjetër duket një i mitur dhe një maxhorene duke kryer marrëdhënie seksuale.
I arrestuari dyshohet se i ka filmuar këto skena dhe më pas i ka shpërndarë në rrjetet sociale. Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.
/tvklan.al