Kur përballesh me gruan në dhomën e hotelit, ndërkohë që je duke pritur një prostitutë.
Një burrë nga Illinois i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shokua kur prostituta të cilën e kishte porositur përmes një faqe interneti doli të jetë gruaja e tij me kishin 19 vjet martesë.
Ai prej kohësh përdorte web-faqet për t’i gjetur shërbimet e prostitutave në mënyrë që t’i takonte ato për seks në motelet e zonave fqinje.
Burri, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur i kishte thënë gruas së tij që po dilte të pinte me kolegët e punës, kur në realitet po udhëtonte për në motelin që gjendej në rrethinën e qytetit.
Sapo shkoi në motel, ai telefonoi për t’i ardhur prostituta, pasi kishte parë profilin e një gruaje “27 vjeçare” e cila e kishte reklamuar vetëm trupin e saj. Por në të vërtetë prostituta që ju shfaq përpara syve ishte gruaja e tij.
/tvklan.al