Një tjetër degë e Bankës OTP Albania është hapur në Tiranë, në sheshin “Karl Topia”, në zonën “Zogu i Zi”. Kjo zonë njihet si porta kryesore hyrëse për në kryeqytet, dhe hapja e degës së Bankës në këtë pike shënon një pozicionim strategjik të saj. Kjo risi në rrjet e shton atë duke numëruar sot 38 degë në të gjithë vendin.
Teknologjia erdhi në ndihmë që ceremonia të ruhej si traditë dhe dega të kishte celebrimin e saj zyrtar për celjen e portës në shërbim të klientëve. Ndërkohë që prezent në degë ishin një grup i vogël përfaqësues të manaxhimit të lartë të ftuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, z.Bledar Shella. Edhe pse me kufizime, ceremonia e inaugurimit solli entuziazmin e projektit të realizuar në kohë, dhe atmosfera festive nuk mungoi. Hapja e degës së re dhe e 12-ta në Tiranë, vjen në linjë të strategjisë së Bankës për zgjerim dhe zhvillim. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania z.Shella u shpreh se të qenurit pjesë e Grupit OTP i njohur për jetëgjatësin dhe themelet e forta në tregun bankar, na jep vetëbesimin për të përballuar çdo skenar dhe për të ofruar sigurinë e nevojshme ndaj çdo klienti të OTP Albania.
“Plani ynë afatmesëm ishte të shtonim praninë tonë tek klientët dhe këtë po e bëjmë si duke rritur numrin e degëve, por edhe duke rritur numrin e ATM, dhe investimet në digjitalizim. Objektivi yne është të renditemi jo vetëm ndër bankat kryesore në vend, por në të njejtën kohë të jemi lider për cilësinë e shërbimit.
Të gjithe ne, gjatë gjithë kësaj kohe kur u imponuan menjëherë kushtet e reja, kemi qenë në gjendje gadishmërie dhe kemi punuar pa e parë orën, dhe në çdo ditë të javës që ka patur nevojë të punohet. Kjo kohë vërtetoi edhe më shumë; përgjegjshmërinë e lartë të të gjithë skuadrave, dhe të secilit prej jush personalisht.
Kemi treguar që ne jemi grup me nivel të lartë ndërgjegjeje, dhe jemi kujdesur për të tjerët njësoj si për veten dhe familjet tona. Shërbimi i Bankës sonë ndaj klientëve nuk u ndërpre asnjë ditë. Të gjithë duhet të jemi krenarë që gjatë kësaj kohe, kemi miratuar 100% të kërkesave për shtyrje kësti sipas morotariumit.” tha z.Shella, ndërsa theksoi më tej se prej punës së shkëlqyer të të gjithë skuadrave në Bankë, u arrit jo vetëm të ruhet performanca finaciare e biznesit, por në disa indikatore janë edhe tejkaluar. Ndër to u komunikuan arritje si kthimi në kapital në kuotën e 24.4% dhe e ardhura neto për 3-mujorin e parë me 46.6% më shumë se e njejta periudhë e vitit më parë.
Më tej ai rikonfirmoi vizionin e Bankës për të ardhmen: “Grupi OTP beson tek Shqipëria. Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia dhe rënia e pritshme ekonomike, strategjia e grupit OTP nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë rritjen tonë dhe kreditimin si më parë si dhe do t’i gjendemi pranë klientëve tanë si dhe klientëve që do dëshirojnë t’i bashkohen bankës tonë. Fakti që sot po inagurojmë një degë të re, e tregon qartë këtë gjë. Ky vend ka shumë potencial dhe ne e shohim atë! Vetëm me besimin drejt të ardhmes, duke parë mundësitë mund të ëcim përpara!”
OTP Bank, si një aktor tepër i rëndësishëm në industrinë bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare për më shumë se 18.5 milionë klientë individë dhe korporata. Ajo operon në 12 vende të botës nëpërmjet një rrjeti prej 1,500 degësh, agjentëve të saj financiarë, 3,900 ATM, internetit dhe kanaleve të saj elektronike. E themeluar që prej vitit 1949, kompania është zhvilluar për të qenë sot një grup bankar ofrues i shërbimeve financiare universale.
Gjatë viteve të fundit, OTP Bank ka përfunduar disa blerje të suksesshme, duke u shndërruar në një lojtar kryesor në rajon. Përveç Hungarisë, me hyrjen në Shqipëri, OTP Bank aktualisht operon në 10 vende të tjera nëpërmjet filialeve të saj në: Bullgari, Kroaci, Rumani, Serbi, Ukrainë, Malin e Zi, Moldavi, Slloveni, Rusi, Sllovaki.