Vetëm pak ditë pas fitimit të Europianit me Spanjën, portieri Unai Simon, është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni.

Lojtari kishte shfaqur probleme me kyçin e dorës së djathtë dhe ndërhyrja kirurgjikale ishte e pashmangshme.

Operacioni shkoi mirë, por portierit do i duhen gati pesë muaj për të qenë i gatshëm. Lajmi keq për Athletic Bilbao-n, aty ku Simon është një titullar i padiskutueshëm.

Sipas llogarive, 27-vjeçari pritet të humbasë rreth 14 ndeshje të kampionatit dhe katër ndeshje në Europa League.

Praktikisht, viti mund të quhet i mbyllur për futbollistin spanjoll, pasi përveç rikuperimit, do i duhet pak kohë edhe për të kapur formën e tij optimale, për të qenë i gatshëm.

Te Bilbao, Simon mund ta llogarisin vetëm pas muajit janar, me shpresën se do të rikthehet sërish në formën e mëparshme. /tvklan.al