Portieri Yann Sommer, ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja e Zvicrës. Lojtari ka njoftuar largimin nga kombëtarja helvete, pjesë e të cilëve ishte prej 12 vitesh.
Sommer debutoi me Zvicrën në vitin 2012, ndërsa numëron 94 ndeshje të zhvilluara.
“Kam vendosur që ta mbyll karrierën si portier për përfaqësuesen e Zvicrës. Ishte një nder dhe privilegj i madh të përfaqësoja vendin tim në nivelin më të lartë për 12 vjet dhe në 94 ndeshje ndërkombëtare. Koha ime në përfaqësuese do të thotë shumë për mua. I shikoj me krenari momentet e shumta të paharrueshme, lojërat emocionuese, fitoret që festuam së bashku dhe sfidat që kemi kaluar së bashku”, ka shkruar Sommer në letrën e tij.
Fokusi i portierit tashmë do të jetë vetëm tek Interi, ndërsa në karrierën e tij të gjatë ka luajtur edhe me ekipe si Bayern Munich dhe Borussia Moenchengladbach në Gjermani. /tvklan.al