Kjo foto është realizuar pak para vdekjes së ikonës së bukurisë, Marilyn Monroe, e cila nuk është parë ndonjëherë në publik.

Tabloidi britanik Daily Mail shkruan se fotoja ishte pjesë e setit të fundit fotografik të Monros e konsideruar si mbretëresha e bukurisë femërore. Mësohet se seti fotografik ishte realizuar për revistën e njohur Vogue.
Marilyn vuante nga depresioni dhe varësia ndaj alkoolit. Ajo u gjet e pajetë në shtratin e saj më 5 Gusht të 1962, pranë një tavolinë të mbushur me shishe ilaçesh.

Për vdekjen e saj ka patur spekulime të shumta nga plotet presidenciale e deri tek vetëvrasja. Në shumicën e teorive konspirative mbi vdekjen e Monroe, shumica e të cilave implikojnë politikanët Kennedys.

Monroe kishte lidhje të fshehtë me të dy vëllezërit, John Kennedy, gjatë kohës që ishte President i SHBA dhe pak kohë më vonë, me vëllain e tij Robert. Sipas këtyre teorive thuhet se aktorja u vra në mënyrë që kjo e fundit të mos i turpëronte duke bërë publik skandalin.

Klan News