Gjatë javës së modës marka të ndryshme do të prezantojnë krijimet e tyre deri më 26 Shtator
Thjeshtësia dhe kontrastet ishin temat kryesore në sfilatën e Prada në Milano.
Marka luksoze italiane zgjodhi t’i zhvishte nga “komplikimet e panevojshme” veshjet për femra që u prezantuan në koleksionin e ri.
Stilistët Miuccia Prada dhe Raf Simons hapën shfaqjen Pranverë/Verë 2023 me veshje të tilla të ndryshme.
“Rrobat kanë të bëjnë me thjeshtësinë, pa komplikime të panevojshme”, tha Miuccia Prada në një deklaratë.
Stilistja vijon duke shpjeguar se marka dëshironte të bënte veshje me materiale shumë të thjeshta si psh me letër. Modelet u panë të veshura gjithashtu me bluza dhe funde transparente.
Stilistët, të cilët punuan me regjisorin Nicolas Ëinding Refn për shfaqjen, shfaqën një gamë ngjyrash nga grija, e bardhë, e zeza e deri tek portokallia dhe e kuqe që shfaqen herë pas here në çanta apo këpucë.
Java e Modës në Milano zgjat deri më 26 Shtator ku marka të tilla luksoze si Gucci, Versace, Dolce & Gabbana dhe Giorgio Armani do të prezantojnë krijimet e tyre më të fundit.
Klan News