Java e Modës në New York ka nisur tashmë, duke ofruar shfaqje të pasarelave për të treguar trendet që mund të dominojnë në vjeshtë dhe dimër.
Në Glasshouse, një ndërtesë madhështore buzë lumit, shtëpia e dizajnit “Juzui” pati një arritje të rrallë.
Në pasarelë sfiloi edhe nëna e miliarderit Musk, 76-vjeçarja Maye. Flokët e saj të shkurtra ishin të kombinuara me një fustan të gjatë dhe një xhaketë të bardhë me pupla.
Pjesëmarrja e Maye Musk shënon një lidhje të gjatë me shtëpinë e modës.
“Maye si person, si grua, unë e adhuroj dhe e respektoj atë”, tha dizajnerja kryesore Taoray Wang pas shfaqjes.
Momenti i Maye Musk në pasarelë vjen ndërkohë që djali i saj, Elon Musk ka ngritur pozitat e tij në qeveri gjatë administratës së re.
Klan News