Koronavirus paralizon Greqinë, por nuk ndalon dot natyrën
Pandemia e koronavirus ka izoluar thuajse të gjithë botën, por nuk mund të ndalojë dot Pranverën.
Greqia këto ditë i ngjan një tabloje shumëngjyrëshe. Lulet dhe pemët kanë çelur, bletët gumëzhijnë dhe kafshët kanë dalë nga strofullat e tyre në pyje.
Fushat e gjelbra pranë vendeve të famshme arkeologjike janë pasuruar me ngjyrat e shumta të luleve teksa kodrat e Athinës janë mbushur me lulëkuqe dhe luledele.
Në shenjtoren e ariut ‘Arcturos’ në Florina, në veri të Greqisë, arinjtë që janë zgjuar nga letargjia dimërore dhe drerët e bukur, po shëtisin nëpër pyje. Qendra, e cila strehohon edhe kafshë të tjera përfshirë ujqër, në këtë periudhë ka qenë e mbyllur për publikun për shkak të virusit, por kanë qenë donacionet e shumta që kanë kontribuuar në trajtimin e kafshëve.
Tv Klan