Stina e premierave të filmave shqiptar kthen pas 15 vjetësh në ekranin e kinemasë regjisorin Spartak Pecani me filmin “Sekretet”. Periudha post-tranzicion dhe traumat e individëve janë ato që vijnë nëpërmjet dublave të këtij filmi, që rikthen po ashtu edhe Drita Pelingu në kinemanë shqiptare.
Spartak Pecani: “Publiku shqiptar në radhë të parë ka për të kuptuar shumë sepse ne ende sot jemi … që po zhvillohet dhe që ende njerëzit, nuk janë hapur ato sekrete për të qenë i lirë.”
Për aktorët nuk ka qenë aspak e lehtë të veshin petkun e disa prej të sëmurëve mendor dhe për këtë iu është dashur të jetojnë pak kohë me ta.
Neritan Liçaj: “Ishte një personazh goxha i vështirë sepse ka një specifikë të veçantë nuk është një personazh që bie ndesh për ditë në rrugë dhe e ke të prekshëm dhe konkret dhe e sheh përditë në rrugë. Duhet të bësh një punë parapërgatitore shumë të madhe për ta kuptuar atë kategori personazhi që t’i do interpretosh.”
Pas filmit të Pecanit në ekranin e madh të kinemasë shqiptare do të shfaqet edhe ekranizimi i vitit mbrapsht të Kadaresë nga Fatmir Koçi dhe filmat e regjisorëve Artan Minarolli dhe Saimir Kumbaro./tvklan.al