Prerja pa kriter e pyjeve po zhvesh Shqipërinë nga gjelbërimi. Ky është fshati Selishtë i rrethit të Dibrës, shumë i njohur për pasuritë pyjore.
Pamjet flasin vetë për masakrën që po i bëhet asaj prej vitesh është pa ndërprerje. Drejtoria e Shërbimit Pyjor këtë vit ka çuar 33 subjekte private dhe individë për procedim penal, 50% më pak se një vit më parë, një tregues që mund të përdoret vetëm për statistikë pasi ndonëse numri i procedimeve është ulur sipërfaqja e dëmtuar është thuajse e njëjtë me atë të një viti më parë.
Abedin Paci: “Përsa i përket prerjeve të paligjshme ka në zonën tonë, ajo nuk diskutohet dhe kjo është një arsye sepse ato nuk kanë të ardhura të tjera, nuk kanë mundësi të tjera dhe gjejnë rrugën më të shkurtër, dmth, nëpërmjet kësaj mundësie, jo nga dëshira, po dmth nga halli, nga mundësitë ekonomike që kanë si zonë.”
Kryesisht lënda drusore e këtyre pyjeve përdoret në industrinë e drurit apo atë të ndërtimit. Një pjesë e mirë të paktën në verilindje shfrytëzohet ende për ngrohje apo gatim gjatë dimrit.
“Shtatë fëmijë kam, pa rrogë, pa punë, pa kurrgjë, pa rrugë. Si është kjo punë? A të dal të vdes? Jo, e paligjshme, bile drutë po kalben. Populli po ngel pa dru. Policia po bllokon, thotë licencë. Ne s’kemi lekë për licencë”.
Pas viteve ’90 pyjet në qarkun e Dibrës kanë pësuar një dëmtim kolosal, ndoshta dhe si pasojë e neglizhencës së organeve të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor./tvklan.al