Pjesëmarrje e ulët gjatë paradites
Shkolla “Skënderbeu” në Preshevë. Në orën 07:00 të mëngjesit u hapën vendvotimet në zonat shqiptare. Këtu shpresa është ndryshe prej atyre të vendeve të tjera të Serbisë, arritja e rezultatit më të madh për të paktën tre deputet.
Në fshatin Tërrnavë të Preshevës është një ditë e qetë dhe gjithçka ka shkuar mirë. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka arritur për të kryer detyrimin qytetar.
Në Bujanovc shqiptarët garojnë mes vete për zgjedhjet lokale, por edhe të bashkuar për parlamentin e Serbisë. I pari i listës së shqiptarëve, Shaip Kamberi, ka shpresa për rezultatin e pritur.
Lugina e Preshevës në tri qytete bashkë me Medvegjën i ka të regjistruar rreth 42 mijë votues dhe për herë të parë për parlament dalin bashkë, përveç Partisë Demokratike Shqiptare.
Tv Klan