Për të gjithë ata që duan të përjetojnë kultura të reja, veçanërisht për të rinjtë, e përditshmja britanike “Metro” përmes një artikulli, sugjeron disa destinacione, mes të cilave edhe Shqipërinë.

Jo vetëm si një vend me shumë atraksione që duhen parë, por edhe si një destinacion ku mund të përjetosh një eksperincë të bukur me kosto të ulët. Edhe “Metro” ia prezanton lexuesve Shqipërinë si një “perlë e fshehur” ose me emrin tjetër të pagëzuar si “Maldivet e Europës”.

Edhe pse Shqipëria po njeh rritje të të turizmit, në shkrim thuhet se ende fluturimet dhe akomodimet janë të lira. Plazhet e jugut, të cilat janë bërë viralë në rrjetet sociale mbeten një ndër sugjerimet kryesore, mes të cilëve Dhërmiu. Po ashtu sugjerohen për t’u parë Durrësi e Tirana.

Ekspertët e udhëtimeve thonë se koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i pranverës, Prill-Maj dhe fillimi i vjeshtës, Shtator-Tetor. Krahas Shqipërisë, në artikull sugjerohen Polonia, vende të Italisë Fqinje, Turqisë etj.

Tv Klan