Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konaković.
Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se, Shqipëria është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin politik dhe diplomatik me Bosnjën-Hercegovinën si dhe të shfrytëzojë potencialet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregti e turizëm.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë përgëzoi për rihapjen e ambasadave respektive si edhe përparimin e Bosnje-Hercegovinës drejt integrimit evropian me vendimin e marsit të shkuar nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Bosnje-Hercegovinën.
/tvklan.al