Lajme Arkiva – TV 2004

Presidenti i Republikës Alfred Moisiu ka preferuar të dërgojë urimet e tij për festën e Bajramit nga qyteti i Shijakut. Presidenti Moisiu gjatë deklaratës së tij e konsideroi transicionin të stërzgjatur dhe nuk nguroi të japë mesazhe në ditë feste edhe për politikanët.

Alfred Moisiu: “Uroj që politika shqiptare të nxjerri mësime nga populli, si jeton populli, ça kërkon populli dhe të jetë në gjendje t’ia japi atij këto gjëra që i kanë munguar, këto vite të gjata të tranzicionit, për të cilat janë stërzgjatur në mënyrë artificiale dhe patjetër që 2005 do të jetë një vit prove përfundimtare për neve.”

Presidenti deklaroi, se ka zgjedhur këtë qytet të vogël për të kujtuar të shkuarën e tij dhe për t’i bërë thirrje politikanëve të kujdesen më shumë për Shijakun./tvklan.al